Një shumicë e deputetëve holandezë miratuan sot vendosjen e një shterrethimi kundër pandemisë së COVID-19, theksoi qeveria duke shtuar se kjo masë do të hyjë në fuqi të shtunën.

Parlamenti miratoi këtë shtetrrethim me kusht që ai të filloi çdo mbrëmje në orën 21:00 (20:00 GMT) në vend të 20:30 ashtu si kërkonte qeveria.

Rutte kishte njoftuar më herët qëllimin për të vendosur një shtetrrethim, por theksoi se dëshironte një mbështetje të mjaftueshme nga Parlamenti.

Rutte tha se vendimi për të krijuar një shtetrrethim ishte ndërmarrë si pasojë e variantit britanik dhe shqetësimin e madh që kemi të gjithë, duke iu referuar një mutacionin të ri më infektues i sëmundjes që është shfaqur në Britaninë e Madhe.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb