Albania

Horoskopi, 25 nëntor 2020

Dashi
Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do jeni të frymëzuar. kështu që pritet një ditë e mirë për të gjithë ata që meren me krijimtari. Mirë erosi.

Demi
Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

Binjakët
Është pikërisht kalimi i Mërkurit në një orbitë të “butë”në shenjën tuaj ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që si nga ana financiare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja
Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje ndoshta, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani
Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha
Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

Peshorja
Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi
Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori
Sot në veçanti do t’ju karakterizojë përgjithësisht një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë veprime konkrete, e ndoshta edhe ndonjë aventurë. Jeta çift sot paraqitet mjaft interesante.

Peshqit
Nuk ka pse të hezitoni nëse të konkuroni me dikë tani mund t’ju duket një ndërmarrje e vështirë, sepse jeni ju ata që gëzoni mbështetjen e yjeve. Vetëm Erosi sot mund të lerë pak për të dëshiruar.

Football news:

Kramaric scored the 74th goal in the Bundesliga, breaking Olic's record among Croats
Suarez has 12 goals in his first 15 games for Atletico - the best start in La Liga for a new club since Ronaldo
16-year-old Small - the youngest player in the history of Everton
Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football