Albania

Horoskopi, 26 nëntor 2020

Dashi
Në përgjithësi dita në aspektin profesional pritet të jetë e mirë, por duhet të bëni kujdes në raportet ndërpersonale, pasi ndikimi i Hënës ju bën shumë nervozë. Shëndeti duket mirë.

Demi
Edhe pse kuadri yjor nuk ka ndryshuar shumë, tranziti i disa planetëve në shenjën tuaj mund të reflektojë ”kontraste” shpesh herë të pajustifikushme me të tjerët. Kontrolloni shpenzimet.

Binjakët
Shenja juaj juaj është nën ndikimin e shumë yjeve pjesa më e madhe e të cilëve janë mëse të favorshëm. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna në planin sentimental.

Gaforrja
Sot pritet të keni gjithë mbështetjen e një Mërkuri mëse pozitiv, i cili do të ketë një efekt të menjëhershëm në krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. Nuk do të mungojnë momentet e bukura në dashuri.

Luani
Eshtë një periudhë vërtet intensive, e cila kërkon mbi të gjitha të jeni psikologjikisht të përgatitur për ta përballuar, pasi janë të gjitha gjasat që të jetë e tillë për një kohë relativish të gjatë. Mirë erosi.

Virgjëresha
Do të dëshironit që sot të ishit në vijën e parë, por kondicioni juaj fizik, si pasojë e stresit apo ndonjë sëmundje stine, nuk jua bëjnë të mundur. Kështu që jeni të detyruar të prisni, prandaj durim.

Peshorja
Keni shumë kërkesa e ndoshta po aq oferta, por nuk mund të merreni me të gjitha dhe me të gjithë. Afërdita pozitive sot mund të stimulojë raportet (pak të tendosura) me partnerin.

Akrepi
Duhet të jeni më me këmbë në tokë e të leni mënjanë ndjenjën tuaj të protagonizmit, pasi situata ka ndryshuar në disfavorin tuaj. Eshtë momenti t’i hidhni hapat me kujdes.

Shigjetari
Duket se kuadri yjor po kthjellohet dhe kjo do të shërbeje për të rikuperuar si gjendjen psikofizike, ashtu edhe humorin tuaj karakteristik. Shenja të qarta për dashurinë vijnë nga Afërdita.

Bricjapi
Dita e sotme do të jetë e ngjeshur dhe intensiteti në punë do të sjellë shumë lodhje, por sa kënaqësi kur rezultatet në fund janë mëse pozitive! Më mirë vetëm se me shokë jo të mirë.

Ujori
Hëna që sot ka shumë luhatje në shenjë ju bën edhe ju disi të lëkundur dhe skeptikë aq sa nuk hezitoni të shprehni një mendim tuajin edhe kur jeni të bindur se keni të drejtë. Mirë erosi.

Peshqit
Nuk është e thënë që të arrini objektivin me goditjen e parë. Lisi nuk pritet vetëm me një sëpatë, prandaj tregohuni të durueshëm deri në fund. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj partnerit.

Football news:

Loko returned Shchigolev to the post of head of the academy. He worked in the RFU
Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years
Liverpool's 68-game unbeaten run at home in the Premier League has ended