Albania

I tronditur me gruan, pasi i ve fëmijës emrin e ish të dashurit

Asnjëherë nuk do të jetë e lehtë, kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve.

Por gjëja e rëndësishme është që një vendim i përbashkët do të merret gjithmonë midis nënës dhe babait.

Megjithatë, një çift pati probleme kur gruaja vendosi që djalit t’i vinte emrin e ish-partnerit të saj.

Ai tregoi se si çifti kishte rënë dakord për disa emra, por mbeti i tronditur kur erdhi puna për të nënshkruar certifikatën e lindjes.

Duke shkruar në Reddit, burri zbuloi se si kuptoi që partnerja i vuri emrin e ish-të dashurit djalit të tyre.

Pas katër vjet lidhjeje, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë dhe kishin vështirësi të arrinin në një vendim përfundimtar për emrin, shkruan britanikja “Daily Star”.

Vetëm kur vështroi certifikatën e lindjes, burri vuri re emrin e ish-partnerit të së dashurës së tij.

Burri tha se nuk kishte pranuar të nënshkruante certifikatën për emrin derisa partnerja e tij të vendoste emrin që kishin rënë dakord.

“Unë i thashë asaj se nuk po nënshkruaj certifikatën derisa ta ndryshojmë emrin përsëri në atë që kemi rënë dakord.

Kjo shkaktoi pak grindje me të dhe tani ajo po refuzon të flasë me mua derisa të nënshkruaj certifikatën dhe të pajtohem me emrin”.

Tani burri është dyshues për djalin e tij dhe dëshiron një test atësie për t’u siguruar që është ai babai i tij.

Ai shtoi: “Tani jam rrënuar me dyshime dhe po pyes veten nëse duhet të bëj një test atësie apo ajo është akoma e dashuruar me të?”/kosovarja

Football news:

Three Barca players under the age of 19 have scored in La Liga this season. This is a tournament record
Mbappe has scored 7 goals in his last 4 matches
Andrea Pirlo: Juventus started 20 minutes late. But I liked the reaction of the team
Ronald Koeman: There are no excuses at Barca for playing young people. So it is even more pleasant to win
Federico Chiesa: For Juventus, every match is now like a final: in Serie A, in the Champions League and in the Cup
Juventus is 1 point behind Milan and 7 points behind Inter. The teams have 25 matches each
Moriba scored for Barca in La Liga in 18 years and 46 days. Only Messi, Fati, Pedri and Krkic have done it before