Albania

Ikën nga PD-LSI, Valteri: Nuk mund të rri në një koalicion ku njëri fle dhe tjetra vjedh

Halit Valteri, deputeti i opozitës parlamentare bëri të qartë se në këtë zgjedhje do të kalojë me PS. Ai u shpreh kundër koalicionit të PD me LSI, ku njëri tha se fle e tjetri vjedh.

Halit Valteri: Këta kanë 30 vjet që janë marrë vesh me njëri-tjetrin dhe po t’i shikosh vetëm pasuritë që kanë, se si e bëjnë jetë. Shqiptarët e thjeshtë që punojnë ndershmërisht nuk i kanë 3 milionë euro një vilë, 200 mijë euro një makinë, nuk i kanë vilat ën bregdet.

Të gjithë i kanë. Ata kanë me nder jush 11 hale, edhe për macen. Në një apartament në plazh me zor e kemi blerë. Unë kam vuajtur shumë për të hequr Ilir Metën, sepse mendonim që mendonim se është më i keqi i politikës, që partia e tij shkatërroi PD, që nga 2009, e zbriti në opozitë, solli Ramën në pushtet, e mbajti në pushtet, e shkatërroi si parti dhe sot është prapë me të.

Rudina Xhunga: Pra në rast se nuk do të ishte Kryemadhi përkrah Lulzim Bashës…

Halit Valteri: Do të shkoja si ushtar i Lulzim bashës. Jo si deputet po si ushtar. Nëse PD do të dilte e vetme, pa këtë fugonin që nuk i sjell asnjë votë se është një furgon me gomë të shpuar, që nuk arrin kurrë në destinacion, do e filloja përsëri. Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër është një ëndërr e parealizuar. Sepse përndryshe do të marrim të gjithë valixhet.

Nuk ka shans të bëhet kryeministër me ato parti që ka zgjedhur. Basha ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit të PD. Nëse ti del e flet dhe thua duhet rrotacion, zotëri duhet të dish që nuk është punë vote, është punë rrote.

A mund ta lëmë Shqipërinë në dorën e dy njerëzve që kur njëri fle e tjetra vjedh? Unë nuk mund të jem pjesë e një koalicioni ku njëri flë e tjetra vjedh, e vjedh, e vjedh. Të akuzuar për korrupsion galopant në postet që kanë mbajtur”, tha Valteri në Shqip show.

Rudina Xhunga: Është e vërtetë që ti do të jesh me PS këtë radhë?

Halit Valteri: Akoma nuk është vendosur asgjë. Midis një dileme kaq të madhe që ti nga një i djathtë të kthehesh në një të majtë unë dua të shpjegoj diçka që duhet të kuptojmë, që në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë. Ja të të marr një shembull të thjeshtë, koalicioni opozitar nuk ka rëndësi të jesh i përndjekur politik, nuk ka rëndësi të kesh punuar që i vogël me Lulzim Bashën pra me partinë e tij, nuk kanë rëndësi idealet që ke apo prejardhja. Duhet të kesh lidhje me kunatin, tjetrin apo tjetrin. Sot në koalicionin e Lulizm Bashës është Monika Kryemadhi. Unë kam ndenjur dy vjet poshtë zyrës së Ilir Metës duke thënë ‘Meta ik’. 90 ditë në çadër unë dhe shumë demokratë të tjerë prisnim që Ilir Meta të rrëzonte Edi Ramën. Dhe nuk ndodhi. Basha dikur thoshte Meta është streha e fundit e maskarenjve. Ka vetëm interesa personale, jo ideologji. Kemi Shpëtim Idrizin me Vangjel Dulen, një çam dhe një grek të cilët luftojnë për interesat e tyre bashkë në një koalicion. Kemi individë që nuk janë provuar me vota në asnjë moment, si Nard Ndoka. Nëse voton PD sot mer Monikën, nëse voton PD, sot merr Dashin. Nuk e shikoj dot veten tek ajo parti dhe ai koalicion”, tha Valteri në Shqip show.

Football news:

Yaya Toure sent Guardiola a letter of apology: I am waiting for a very long time for a response
Marcelino on the Spanish Cup: You can't win against Barca without suffering. They are used to winning finals
Koeman on the future: It's strange to have to answer such questions. We had a 19-match unbeaten streak
Hans-Dieter Flick: After relegation from the Champions League, I can't sleep well. My eyes can confirm that
Tuchel is Interested in the option of inviting Varane to Chelsea
Barry Ferguson on Kudela's ban for racism: 10 matches is ridiculous. It was necessary for a year
Saka-Europa League Player of the Week