Albania

Instagram teston mundësinë e fshehjes së “pëlqimeve”

SAN FRANCISKO, 16 prill /ATSH-AFP/ – Instagram po përpiqet të zgjidhë çështjen e ndërlikuar të shfaqjes së “pëlqimeve” nën fotot dhe videot, të lidhura me efekte potencialisht të dëmshme të kërkimit të përdoruesve për vërtetim në rrjete.

Aplikacioni i njohur në Facebook njoftoi sot një eksperiment të ri, sipas të cilit përdoruesit do të vendosin vetë se çfarë “funksionon më mirë” për ta .

“Ata do të jenë në gjendje të vendosin të aktivizojnë opsionin që u përshtatet më shumë, nëse është të zgjedhin të mos shohin numrin e pëlqimeve në botimet e përdoruesve të tjerë, të çaktivizojnë pëlqimet në botimet e tyre ose të ruajnë përvojën origjinale”, sipas detajeve në njoftimin për shtyp.

Në vitin 2019, Instagram fshehu “pëlqimet” për një grup të vogël përdoruesish, por rezultatet ishin të përziera: disa thanë se ndienin më pak presion, por të tjerë humbën treguesin, të shqetësuar për të ditur se çfarë përmbajtjeje funksionon si duhet dhe për të identifikuar trendet popullore.

“Ne po e bëjmë këtë eksperiment, sepse duam që përdoruesit tanë të përqendrohen në fotot dhe videot e shpërndara, jo në numrin e pëlqimeve që ata mbledhin”, tha një zëdhënës i Instagram në korrik 2019.

“Ne nuk duam që Instagram të duket si një konkurs “, shtoi ai.

Një studim i kryer në 2018 në SHBA nga Pew Research Center tregoi se 72% e adoleshentëve në vend përdorën Instagram dhe se gati 40% e tyre ndiheshin të detyruar të ndanin vetëm përmbajtje që kishte fituar shumë “pëlqime” “ose komente”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude