Albania

Instalacioni “Vakti” i Vladimir Myrtezait, fitues i çmimit special “Onufri remade”

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Instalacioni “Vakti” i artistit Vladimir Myrtezai u vlerësua sot me çmimin special “Onufri Remade” në Tiranë.

Ekspozita “Onufri Remade” u çel për vitin 2020 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë nga kuratorët Ardian Isufi dhe Elton Koritari.

Mes 25 artistëve pjesëmarrës, veprat e të cilëve u ekspozuan në Kosovë edhe në Korçë, çmimin special të “Onufri remade” e dorëzuan për artistin Vladimir Myrtezai në Tiranë.

“Është një kënaqësi e veçantë, që së bashku me Elton Koritarin pas një kalvari të gjatë dhe bashkëpunimi me artistët ia dolëm që të realizojmë këtë aktivitet të rëndësishëm, një sfidë e vazhdimësisë së çmimit së artit bashkëkohor, që për ne ka edhe një mbiemër “Onufri remade”, për ta risjellë si aktivitet artistik dhe si një debat mbi artin bashkëkohor”, – theksoi kuratori Ardian Isufi.

Isufi tha se “menduam që ky çmim të ishte i veçantë për kontekstin shqiptar”.

“Ideja e një kokoreje saldatori ka një simbolik të veçantë, jo vetëm me atë çfarë po kalojmë për shkak të COVID 19. Por, kjo kokore saldatori të jep edhe idenë e një artisti industrial”, – tha Ardian Isufi.

Sipas tij, vakti është një darkë, ku artisti fton edhe publikun, ku në vend të supës i serviret një bimë me rrënjët e saj.

“Kjo është një metaforë shumë e bukur për marrëdhënien që ne duhet të kemi me habitatin u jetojmë”, – thotë Isufi.

Vladimir Myrtezai ka hapur shumë ekspozita personale dhe në grup në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Galerinë FAB në Tiranë dhe në shumë qytete të botës si në Berlin, Këln, Athinë dhe në SHBA. Ai ka marrë pjesë në shumë edicione të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve “Onufri”. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Albert Ferrer: Barca need to become independent of Messi. Others should play more
Conte on rumors about Juve: I will sue whoever wrote this, as well as the editor-in-chief of this newspaper
Aubameyang on the failure of the FA Cup: That's how we do it
Manchester City remain Interested in Coulibaly and Pau Torres, despite ake's transfer from Bournemouth
Up to 10 players will leave Chelsea this summer. Among them are Kante, Kepa and Marcos Alonso
Sancho has agreed a 5-year contract with Manchester United. The clubs are at an advanced stage of negotiations
Willian is in talks with Arsenal. He refused to sign a 2-year contract with Chelsea