Albania

Investimet në 16 muaj në Berat më shumë se sa një dekadë/ Projekte të reja transformuese, ndërhyrje në dy lagje emblematike

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/- Në kuadër të investimeve të nisura dhe të tjera projekte të reja për të cilat do të nisë zbatimi, Berati do të jetë deri në 2025 jo vetëm një qytet i transformuar, por që do të presë rritje të shumëfishtë të turistëve që ka patur në të kaluarën.

Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo,  gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit Rama me qytetarët tha se gjatë viteve të fundit ne kemi realisht një bum investimesh në qytet që nuk është parë në dekada.

Ai tha se investimet që kemi arritur të hapim gjatë 16 muajve të fundit në fakt janë edhe më shumë si investime që qyteti i Beratit ka përfituar më shumë se sa një dekadë.

Demo theksoi se ky është një ogur shumë i mirë për një qytet që është duke u zhvilluar qoftë përsa i përket rritjes së turizmit që duhet shoqëruar me patjetër me zhvillimin e infrastrukturës.

“Tashmë kemi projekte madhore në qytet që janë duke u bërë, por mesazhi më optimist për qytetin e Beratit është se ky është vetëm fillimi. Sepse 2021 është më i mirë se viti 2020.  2021 kemi projekte madhore. Kryeministri e filloi me sheshin që do jetë rikthimi i qendrës mesjetare të Beratit ku do jetë dhe pikënisja e çdo turisti që vjen në qytet. Dhe më pas vazhdojmë gjatë gjithë aksit. Kemi përfundimin e parkimit”, tha ai.

Demo nënvizoi se këto projekte prekin të dy lagjet muzeale në vitin 2021.

Ai deklaroi se “brenda 6 mujorit të parë ne fillojmë me lagjen Goricë që do jetë lagjja më e bukur në Shqipëri me atë projekt të jashtëzakonshëm që do të fillojë implementimin në pak muaj ku do të kemi rikonstruksion të të gjitha sipërfaqes që shtrihet në atë lagje, duke filluar nga kalldrëmet, muret me fugaturë, ndriçim artistik i ri, godina që janë më emblematike të asaj lagjeje do të dalin në pah në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Po brenda këtij projekti që financohet nga Banka Botërore dhe qeveria Shqiptare, Demo tha se në 6 mujorin e dytë do të fillojmë dhe Mengalemin i cili po ashtu do të ketë të njëjtin trajtim.

“Në të dy lagjet emblematike të qytetit do të shohim që viti 2022 do jetë një vit i jashtëzakonshëm për qytetin e Beratit. Pa e lënë pas dore edhe kalanë që po ashtu me dy programe të BB dhe të BERZH. Jemi duke bërë një studim të thelluar përsa i përket konceptimit të mënyrës se si kalaja duhet të zhvillohet dhe brenda këtyre dy programeve ka financim të siguruar në një të ardhme shumë të afërt dhe brenda 2021 të fillojmë me investimin në kala të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022”, shtoi Demo.

Ai theksoi se “ka shumë projekte që ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë dhe agjenci të ndryshme, por falë mbështetjes që kryeministri i ka dhënë qytetit të Beratit, ne kemi dy vite të cilat realisht do ta transformojnë Beratin në një mënyrë e cila qyteti nuk e ka para në shumë e shumë dekada”.

“Me largimin e pandemisë me atë rritje progresive që qyteti ka pasur përsa i përket turzimit dhe me punën e jashtëzakonshme që i kanë bërë sipërmarrës të Beratit kanë bërë revolucionin më të madh përsa i përket hotelerisë në qytet. Berati ka shumëfishuar kapacitet e veta në një kohë shumë të shkurtër, pa zhurmë falë punës dhe rriskëmarrjes që kanë pasur sipërmarrësit lokal që kanë bërë vepra të jashtëzakonshme duke filluar që nga bujtinat e vogla, hotelet e mëdha që rrisin kapacitet. Sot në Berat ne do të kemi me përfundimin e pandemisë, do të jenë operacion të paktën tre hotele që do të kenë 100 dhoma plus. Dhe kjo e fut Beratin në një kategori tjetër përsa i përket tipologjisë së turizmit që mund të thithim në qytet duke kaluar pse jo dhe në një qytet që prek edhe atë sektor të vizitorëve që vijnë për shkak të konferencave më të mëdha”, u shpreh kryebashkiaku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Conceicau on departure from Chelsea: I am proud of the Porto players. We played a fantastic game
Flick will accept the offer to lead the German national team. Matteus about the Bayern coach
Keylor Navas has never lost in the Champions League in a two-legged match in which he played
Mbappe dancing on the table 🕺 Watch as PSG celebrate their semi-final exit with passion
Pochettino on reaching the semi-finals: It's all down to the PSG players. I missed the adrenaline
Manuel Neuer: Bayern should have played better in Munich. We missed a lot of chances
Hans-Dieter Flick: Bayern lacked the final touch in attack. Congratulations to PSG