KALIFORNI, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Dizajn i ri me ekran të plotë, çip me turbo, fotografi me rendiment ”pixel për pixel”, karikim me fuqi të lartë, teknologji 5G, sensori LiDAR që do të përdoret nga NASA.

Këto janë karakteristikat kryesore të iPhone 12 dhe 12 Pro të ”Apple” të sapodalë në treg.

Këto janë dy nga katër pajisjet e lançuara nga kompania Cupertino, të tjerët janë iPhone mini dhe 12 Pro Max i cili do të mbërrijë më 13 nëntor.

5G është inteligjent.

IPhone 12 i ri di të mbështesë 5G për të përdorur pajisjen në vende të ndryshme.

Ai është gjithashtu i gatshëm të lidhet me valët më të shpejta milimetrike (mmWave) por edhe ato me një diapazon më të shkurtër, të cilat aktualisht janë të disponueshme në SHBA.

”Apple” gjithashtu ka dizajnuar antena të porositura dhe përbërës radio për të përmirësuar efikasitetin dhe nivelet e ndjeshmërisë.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.