Albania

Ish- i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur, gjykata i lë në të njëjtën shtëpi!

Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish- bashkëshorti i saj.

Edhe pse duhet të ishte një shembull i një kryefamiljari të mirë, të paktën fëmijët e tij, edhe me këta të fundit ushtron dhunë psikologjike madje shkon edhe me tej. Ai dhunon nënën në sy të tyre si dhe kryen veprime të turpshme po në prani të tre fëmijëve të mitur. Veprime të cilat janë të rënda për psikologjinë e një adulti kur përballet me to, ndërsa për fëmijët janë shokuese.

Nëna e kësaj familje të dhunuar ankohet në emisionin Fiks Fare duke rrëfyer se ajo vetë dhunohet nga bashkëshorti që prej vitit 2010 .Halli i kësaj zonje bëhet edhe më i rëndë kur nëna e tre fëmijëve ,ku 2 prej të cilëve vuajnë nga sëmundja e talasemisë rrëfen për emisionin Fiks Fare se ish bashkëshorti i saj jo vetëm dhunon atë, por kryen akte dhe veprime të turpshme në prezencë të fëmijëve.

Në një video të cilën kjo zonjë e ka vënë në dispozicion dhe të emisionit Fiks Fare duket ish bashkëshorti i saj që bën veprime të turpshme me një lodër seksi në prezencë të fëmijëve, pa lënë mënjanë fjalorin e ndyrë dhe dhunën kundrejt ish bashkëshortes.

Të gjitha këto bëhen në sy të vajzës së mitur.Gjithashtu zonja na rrëfen se ish bashkëshorti u ka treguar fëmijëve foto të tij nudo apo foto duke kryer aktin seksual me një femër tjetër dhe të birit i thotë se duhet të bëhesh si babai.

Në fakt ky problem nuk mbaron me kaq për këtë zonjë, por bëhet akoma dhe më i rëndë kur gjykata në urdhrin e fundit të mbrojtjes jep vendimin e shkurtuar se të dhunuarit duhet të qëndrojnë në të njëjtën banesë me dhunuesin.

Fiksi disponon urdhrat e mbrojtjes dhënë nga gjykata ku në tre prej tyre përcaktohet se dhunuesi duhet të qëndroj larg banesës ndërkohë në të fundit me një vendim të shkurtuar gjykata nuk përcakton largësi të dhunuesit duke e lënë në të njëjtën banesë me të dhunuarën.

Po kjo gjykatë para disa kohësh ka vendosur që bashkëshorti dhe babai dhunues të dënohet më 6 muaj burg pikërisht për kryetrjen e vepra të turpshme.

Football news:

PSG are thinking of signing Messi, Kane or Salah if Mbappe leaves (Telefoot)
Malinovsky gave 2+ assists in two consecutive matches - the first such case in Serie A for 8 years
Arteta about 3-0 with Sheffield: Arsenal controlled the game. Perfect preparation for Slavia
Ronaldo threw the shirt on the field after the match with Genoa. Juve will not fine Cristiano - it could be a gift to bolboy
Saka suffered a thigh injury in Arsenal's match with Sheffield Wednesday
Mostovoy about Tedesco: He calmed down. I realized that football is not just about yelling and jumping on the edge
Mourinho on Sulscher's words: Sonny is lucky that his dad is better than Ole. The father should always feed the children. We need to steal food for them - steal