Albania

ITALI – Roma thirrje BE-së të zhvendosë migrantët

ROMË, 11 maj /ATSH-DPA/ – Italia, e përballur me një fluks migrantësh që kalojnë Mesdheun, u bëri thirrje sot partnerëve të saj europianë për “solidaritet”, ndërsa mirëpriti disa prej tyre.

Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, në një njoftim për shtyp bëri thirrje për “ndërhyrje strukturore në sistemin për menaxhimin e fenomenit brenda Bashkimit Europian”.

Në fund të një takimi virtual me homologët e saj europianë, ajo kërkoi “aktivizimin e mekanizmave konkretë dhe solidarë, përfshirë ato urgjentë”, në modelin e atyre të parashikuar në marrëveshjet e Maltës në 2019, që bënë të mundur zhvendosjen migrantë në një duzinë vendesh, përfshirë Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Rumaninë dhe Finlandën.

Midis 1 janarit dhe 11 majit, gati 13 000 migrantë kanë zbarkuar në ishujt Lampedusa dhe Sicili nga brigjet e Afrikës Veriore, tri herë më shumë se në vitin 2020 në të njëjtën periudhë dhe 10 herë më shumë se në 2019, sipas të dhënave të qeverisë italiane.

Më shumë se 2 000 migrantë mbërritën gjatë fundjavës në Lampedusa, ku qendrat e pritjes janë të mbingarkuara.

Moti i keq në Mesdhe pritet të ngadalësojë largimet nga Libia dhe Tunizia në ditët në vijim, por autoritetet dhe OJQ-të presin një fluks rekord migrantësh këtë verë, që nga viti 2015./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse