ITALI

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12 074 persona të infektuar me Covid-19 në 294.045 tamponë të kryer.

Ditën e djeshme kishte një numër më të ulët të rasteve pozitive, 8.864 por edhe numri i tamponëve ishte 146 728. Ndërsa numri i të vdekurve është ditën e sotme është 390, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku ishin 216.

Mbeten 3151 personat e shtruar në terapi intensive në të gjithë vendin, edhe pse vërehet një ulje e shtrimeve spitalore. Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Veneto dhe Campania.

Ndërkohë, qeveria ka vendosur të rezervojë vaksinën Johnson & Johnson vetëm për personat sipër 60 vjeç. Sot qeveria e Mario Draghi ka vendosur një seri masash lehtësuese që do të nisin më 26 prill, të cilat do të mundësojnë lëvizjen mes rajoneve të ndryshme me ngjyrë të verdhë, pra me shifra më të ulëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb