ITALI

Sipas autoriteteve italiane në 24 orë te fundit janë regjistruar 16.377 raste të reja me Covid-19. Rënia e rasteve vjen si pasojë edhe e uljes së numrit të tamponëve.

Ditët e fundit është vënë re se numri i tamponëve ka qenë mbi 200 mijë në një ditë ndërsa sot ishin 130.524 nga të cilët 16.377 rezultuan pozitivë.

Ndërsa numri i të vdekur është rritur krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 672 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 541.

Në terapi intensive janë 3.744 Pacientë, 9 më pak se një ditë më parë. Rajoni më i prekur është Emilia-Romagna me 2041 raste të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb