ITALI

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore nga Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 22.865 raste të reja në 339.635 tamponë të kryer.

Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 339 duke e çuar në 98.974 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë. Në terapi intensive ndodhen 2.475 pacientë, 64 më shumë se një ditë më parë.

Rajoni më i prekur mbetet, Lombardia me 5.174 raste të reja dhe 59 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb