Albania

IZRAEL – Netanyahu: Normalizimi me Sudanin, një kthesë e jashtëzakonshme

TEL AVIV, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Sudanit, i njoftuar sot nga Shtëpia e Bardhë, është një kthesë e jashtëzakonshme, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Çfarë kthese e jashtëzakonshme! Sot “Khartoum”-i i thotë “po” paqes me Izraelin, “po” njohjes së Izraelit dhe “po” normalizimit me Izraelin”, tha ai në një deklaratë.

Normalizimi me Sudanin është veçanërisht simbolik.

Pas Luftës Gjashtëditore, kur në vitin 1967 Izraelin pushtoi Cisjordaninë, Jeruzalemin Lindor dhe Gazën, shumica e udhëheqësve arabë u mblodhën në Sudan për të miratuar rezolutën “Khartoum”, e njohur për tre “jo”-të e saj: “jo” për paqen me Izraelin, “jo” për njohjen e Izraelit, “jo” për negociatat me shtetin hebre.

Sudani bëhet kështu vendi i tretë arab, që njofton normalizimin e marrëdhënieve të tij me Izraelin, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

I would sell Messi in the summer. Economically, it was desirable. Acting President of Barca Tusquets on the crisis
Lopetegui about 0:4 with Chelsea: They deserved to win, but the gap in the score was excessive
Premier League clubs will no longer be able to sign players under 18 due to Brexit
Pirlo about 3:0 with Dynamo Kiev: I'm happy. Juve must always play to win
Giroud on possible departure from Chelsea: Let me enjoy the win, I scored 4 goals. Then let's see
CSKA's last home game in the Europa League. Finally win?
Casillas-Ronaldo: just 750 goals? You can do better 😏