Albania

Joshua jep një shpjegim, tregon pse nuk do ta lejojë djalin e tij të boksojë

Anthony Joshua ka thënë se nuk do ta lejojë djalin e tij që të merret me boks, dhe ka dhënë arsye për këtë.

Dy herë kampioni i botës në boks, Joshua, ka një djalë për të cilin kujdeset shumë, 4 vjeçarin JJ, por ky i fundit duket se nuk do të mund të ndjekë hapat e babait sa i përket boksit.

Për të gjitha këto ka folur AJ, duke dhënë disa shpjegime emocionuese të cilat kanë bërë bujë të madhe në mediet botërore.

“Në shtëpi, ai (JJ) nuk mendon për mua sikur jam një boksier i famshëm, ose diçka e tillë. Unë nuk jam një superyll dhe ai nuk mendon kështu. Ai e di se boksoj, por vetëm kaq”, ka thënë Joshua.

“Unë gjithmonë i mbaj këto gjëra larg shtëpisë. Nuk jam i njëjti (sikur në boks) në shtëpi – dhe nuk jam i njëjti kur dal jashtë shtëpisë.”

“Jo, është e vështirë. Është sport i rrezikshëm. Dua që djali im të jetë njeriu më i mirë që mundet, por nuk dua të krahasohet me mua. Nuk mund të jesh yll boksi pa kaluar shumë dhimbje”, ka shtuar tutje AJ.

“Njerëzit shohin vetëm shkëlqimin e fituesit. Askush nuk interesohet për goditjet dhe thyerjet, dëmtimet në sy, lufta, telashet”, ka thënë mes tjerash britaniku.

Anthony Joshua do të përballet me Kubrat Pulev. AJ së fundmi ka vuajtur nga një dëmtim në gju, por ky nuk pritet ta pengojë për Pulev.

Football news:

Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often
Lewandowski finished off Chelsea: 2 goals and 2 assists. His statistics this season are more than space
Barca flick: Not focusing on Messi. We want to show our strengths
Lewandowski scored 7 (3+4) points in two games with Chelsea and participated in all of Bayern's goals
Messi has been scoring in the Champions League for 16 years. More only have Raul-17
Luis Suarez: the main Thing is that Barcelona goes further. Bayern are one of the candidates to win the Champions League, just like other teams