Albania

Juventusi fiton me lehtësi; Buffon bëhet i përjetshëm, Ronaldo thyen rekord

Juventusi ka fituar me lehtësi derbin ndaj Torinos me rezultatin 4-1. Një sfidë që u zgjidh shumë shpejt nga skuadra e trajnerit Maurizio Sarri. Kampionët e Italisë shënuan që në minutën e 3 me anë të Dybalasë.

Sulmuesi argjentinasi dribloi mjaft bukur në zonë dhe gjeti golin për 1-0. Juventusi nuk ndaloi sulmet dhe gjeti golin e dytë me anë të Cuadrados.

Ky i fundit mori një asist të mirë nga Ronaldo dhe nuk gaboi për 2-0. Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, De Ligt preku një top me dorë brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti. Belotti nuk gaboi përballë Buffonit dhe ngushtoi shifrat në 2-1.

Ndeshja e sotme ishte jubilare për Gigin, pasi u bë lojtari me më shumë ndeshje në Serie A duke kaluar Paulo Maldinin me 648 sda të luajtura

Cristiano Ronaldo nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve. Portugezi gjeti rrjetën nga një goditje dënimi duke shënuar mjaft bukur për 3-1.

Portugezi është futbollisti i parë i Juves që nga vitit i largët 1961 që shënon 25 gola në një sezon. Rezultati përfundimtar u mbyll 4-1, pasi Djidji shënoi në portën e tij.

Juventusi vijon kryesimin pa presion dhe tashmë shpreson që Lazio e Interi të gabojnë.

Football news:

Keylor Navas may miss the match against Leipzig due to a hip injury
Chelsea plans to buy rice. West ham demand more than 80 million pounds for the prop
Dybala intends to stay in Juve, despite real's Interest. The player wants 15 million euros a year, Torino offer 10
🌪 In 2008, Leipzig did not exist yet, and now it is in the semi-finals of the Champions League. It took real 54 years to do this
Nagelsmann reached the semi-finals of the Champions League at the age of 33. He will play against Tuchel, who advised him to become a coach
Olmo from Leipzig missed out on Barcelona – because of two Koreans and Bartomeu's politics. Tried to return, but Dani refused for Nagelsmann
Saul: RB Leipzig was better than Atletico the entire match