Albania

Kandidati i moderuar presidencial në zgjedhjet iraniane ka pranuar humbjen ndaj ultra-konservatorit Ebrahim Raisi

Sipas raporteve të medias ish-shefi i bankës qendrore Abdolnasser Hemmati shkruan në një letër, “Shpresoj që qeveria juaj, nën drejtimin e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, të sjellë paqe dhe prosperitet për kombin tonë”.

Iranianët votuan të premten në zgjedhjet presidenciale, të karakterizaura nga një pjesëmarrje e ulët dhe mungesa e rivalëve të fuqishëm përballë kandidaturës së Raisit.

Nuk pati vlerësime zyrtare të pjesëmarrjes nga Ministria e Brendshme e Iranit pasi qendrat e votimit u mbyllën në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale. Autoritetet zgjatën me dy votimet, pas kohës së caktuar fillimisht të mbylljes së qendrave të votimit në mesnatë me shpresën që më shumë njerëz të dilnin në votime.

Më parë, agjensia iraniane gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars njoftoi se 37% e 59 milionë iranianëve me të drejtë vote kishin hedhur votat deri në 7:30 pasdite, sipas kohën lokale. Nuk kishte asnjë konfirmim të këtij numri nga Ministria e Brendshme, e cila administronte zgjedhjet.

Të shtunën pasdite, Ministri i Brendshëm iranian Abdolreza Rahmani Fazli tha se Raisi mori më shumë se 17.9 milionë vota, gati 62% të gati 29 milionë votave të hedhura.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote, i cili ishte 59,310,307, numri i përgjithshëm i votave të hedhura ishte 28,933,004, që tregon një pjesëmarrje prej 48.8%,” u tha Rahmani Fazli gazetarëve.

Ish Komandanti i Gardës Revolucionare i vijës së ashpër Mohsen Rezaei u rendit i dyti me 11.8% të votave, i ndjekur nga shefi i moderuar dhe ish drejtuesi i bankës qendrore Abdoinasser Hemmati me 8.4 përqind. Kandidati ultrakonservator Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi doli i fundit me 3.5 përqind të votave.

Analistët thanë se shumica e elektoratit janë të zhgënjyer nga sundimtarët e tyre islamikë për keqmenaxhimin e një ekonomie të shkatërruar nga sanksionet amerikane, një pandemi e zgjatur dhe korrupsioni qeveritar.

Anketuesit e miratuar nga shteti iranian kishin parashikuar para zgjedhjeve se përqindja e pjesëmarrjes mund të përfundonte në 40%, e cila do të shënonte rekordin më të ulët për pjesëmarrjen në zgjedhje presidenciale që nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979.

Këshilli i Gardianëve të Iranit, organi i ngarkuar me miratimin e kandidatëve, lejoi vetëm Raisin dhe gjashtë besnikë të tjerë më pak të njohur të Khameneit të garonin në zgjedhje, duke përjashtuar qindra kandidatë të tjerë presidencialë. Skualifikimet nxitën një fushatë nga kritikët iranianë të Khameneit brenda dhe jashtë vendit për të inkurajuar një bojkot të atyre që ata i cilësuan si zgjedhje të rreme.

Raisi, i cili bëri fushatë me premtimin për të luftuar korrupsionin, do të jetë presidenti i parë iranian që e merr detyrën ndërsa është nën sanksionet amerikane. Uashingtoni ka sanksionuar Raisin për përfshirjen e pretenduar në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në fund të viteve 1980 në Iran. / VOA

Football news:

The more the fly spins in the web, the more entangled it becomes. Here is how Belarusian officials and coaches persuaded the athlete to go home
Ronaldinho on Messi's victory at the Copa America: This is the only thing that he lacked. I am very happy for him
Mikel Arteta: Jaka stays. He is a key Arsenal player
Parti injured his ankle in a friendly game with Chelsea. Arsenal midfielder will be examined tomorrow
Umtiti agrees to leave Barca, but only to a club from the Champions League or claiming the title
Sassuolo is ready to give Locatelli to Juve on loan for 5 million euros with an obligation to buy out at least 30 million
Sofia Pozdnyakova: It's more fun with the audience, the excitement wakes up. But we do not have such a popular sport as football or figure skating. We are used to it