Albania

Karçanaj publikon shifrat e E-Albania: 59 mijë aplikime online për pasaporta biometrike në 1 muaj e gjysmë

59 mijë aplikime online në e-Albania për pasaporta biometrike.
Lajmin e bën me dije vetë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila thotë se nga momenti që ky shërbim ka hyrë online në e-Albania, fiks 45 ditë, ka patur një fluks aplikimesh nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Sipas drejtoreshës, në 1 ditë numërohen mesatarisht 1300 aplikime online përmes e-albania.

“Shifrat janë treguesi më i mirë i punës sonë. Po ndaj me ju një FAKT. U bënë 45 ditë që qytetarët aplikojnë për pasaportën e re në e-Albania. Dhe në kaq pak kohë janë 59 mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar, ose rreth 1300 të shërbyer çdo ditë.
Mendoni pak sa kohë u është kursyer qytetarëve dhe mijëra emigrantëve shqiptarë të cilët dikur vinin në Shqipëri vetëm për të rinovuar pasaportën dhe humbnin javë të tëra nëpër zyra, derisa mbaronin punë.
e-Albania, jo vetëm i dha fund radhëve e pritjeve të gjata në këtë vapë përvëluese por po ndihmon edhe në frenimin e pandemisë”, shkruan Karçanaj.

l.h/ dita

Football news:

Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often
Lewandowski finished off Chelsea: 2 goals and 2 assists. His statistics this season are more than space
Barca flick: Not focusing on Messi. We want to show our strengths
Lewandowski scored 7 (3+4) points in two games with Chelsea and participated in all of Bayern's goals
Messi has been scoring in the Champions League for 16 years. More only have Raul-17
Luis Suarez: the main Thing is that Barcelona goes further. Bayern are one of the candidates to win the Champions League, just like other teams