Albania

Karta e identitetit vetëm një numër identifikimi/ Mjegull e qëllimshme që nuk duhet të shqetësojë qytetarët

TIRANË, 20 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot një mjegull të qëllimshme situatën e krijuar lidhur me patronazhistët.

I ftuar në një studio televizive, Rama shpjegoi se pse sot në takimin elektoral në Elbasan dha të dhënat personale të kartës së identitetit.

“I dhashë për të përcjellë një mesazh te të gjithë se e gjithë kjo mjegull e qëllimshme që është krijuar nuk duhet aspak t’i shqetësojë se numri i kartës tonë të identitetit nuk është si ato në vendet e zhvilluara që të çojnë në të dhëna sensitive për personin. Është vetëm numër identifikimi. Në vendet e tjera përmes atij numri hyhet në të gjitha të dhënat që lidhen me të ardhurat, kursimet bankare, gjendjen shëndetësore, taksat, gjobat, me të gjitha”, tha Rama.

Kryeministri tha se “patronazhistët tanë nuk punojmë me kartën e identitetit. Databaza jonë nuk është e bazuar në kartën e identitetit. Çfarë ka dalë është përzierje e informacioneve që ne kemi disponuar dhe informacioneve që janë hedhur. Ka një arsye pse këta që kanë bërë përhapjen e këtyre informacioneve në media nuk i përgjigjen kërkesës së organeve të hetimit për të dorëzuar bazën e të dhënave që disponojnë”.

Rama tha se “në Shqipëri ka ndodhur që në 2009, kur ministri i Brendshëm ishte Bujar Nishani, e gjithë baza e të dhënave ka dalë në internet dhe ka qenë e aksesueshme, edhe para pak ditësh”.

“Sot pashë se ka dalë një listë patronazhuesish e PD-së, e cila ka edhe kartat e identitetit. Këtu kemi të bëjmë me një situatë ku të dhënat që disponon shteti nuk janë burimi i gjithë kësaj gjullurdie”, tha Rama.

Ai tha se listat e publikuara nuk janë tonat në sensin që janë informacione shumë të bëra çorap. “Është një pasqyrë mbi të cilën janë futur duart dhe janë bërë shumë manipulime. Është akuzuar AKSH-i dhe e-Albania. e-Albania nuk mban të dhëna, nuk ka. Kur ti vendos ID, ID-ja jote e-Albania është e lidhur me gjithë sistemet tona”, tha Rama. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude