Këngë nga e gjithë bota dhe zhanre të ndryshme kanë mbushur sot studion e “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka. Çifti Janaqi, Elisabeta e Altini kanë sjellë ritëm e atmosferë të gëzuar në këto ditë të vështira pandemie.

Elisabeta thotë se mund të këndojë në gjuhë të ndryshme, ndërsa i shoqi Altini shpreson për një krijim të mirë, duke synuar festivalin e RTSH-ës. Dyshja kanë zgjedhur të këndojnë në rrjete sociale në pamundësi pët të kënduar live pranë publikut në respektim të masave anticovid. Altini thotë se pret që pasi gjithçka t’i kthehet normalitetit, ata të vijnë tek publiku me një menu të pasur prej 2000 mijë këngësh dhe secili të zgjedhë të dëgjojë atë që do.

Të pyetur mbi jetën private, çifti nga Korça thotë se janë njohur rastësisht në Tiranë, ku më pas kanë krijuar dhe familjen e tyre dhe kanë një vajzë të vogël, me shumë veshë për muzikë edhe ajo njësoj si prindërit e saj. Në mbyllje të bisedës artistët zgjodhën të përshëndesin publikun dhe ndjekësit e tyre nga Kosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb