Albania

Keni aplikuar për kartë identiteti? MB ka një njoftim të rëndësishëm

Ministria e Brendshme njofton se është shtyrë afati i tërheqjes së letërnjoftimeve (kartës së identitetit) deri në shtator 2021. Vendimi sipas ministrisë është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

“Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit.

Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

Me këtë rast, Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.

Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike” njofton Ministria e Brendshme.

o.j/dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude