Albania

Kërcënohet me jetë Abazoviç, drejtori ekzekutiv i URA-së deklaratë të jashtëzakonshme: Nuk duam të krijojmë alarm, duam të informojmë publikun

Politikani më origjinë shqiptare në Malin e Zi, Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetën dhe familjen e tij nga një klan mafjoz.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikic, në një deklaratë të jashtëzakonshme që ka mbajtur ditën e sotme.

Në konferencën për shtyp, Mikic tha se një klan mafjoz ka kërcënuar Abazoviç me jetën e tij dhe nga familja.

Zoran gjithashtu tha se nëse diçka i ndodh Abazoviç atëherë përgjegjës do të jetë policia e Shtetit dhe kreu i saj, Veselin Veljović.

Më tej, ai tha se nuk ka në plan që të akuzoj dikë pa pasur prova por të paralajmërojnë publikun për atë që po ndodh në Malin e Zi.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović. Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, tha ai.

Dritan Abazoviç është Kreu i Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi.

Ai cilësohet si një pikë kyçe për të formuar qeverinë e re në Malin e Zi.

j.l./ dita

Football news:

Holand has scored 14 goals in 13 Bundesliga games this season
Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017
Manchester United will not give van de Beek on loan. The club wants to keep the squad to fight for trophies
Pep about the Super League: We can't lose the national leagues. To create a super-Premier League, you need to reduce the number of participants
Derby midfielder Ayb has admitted to being depressed. Bellerin and Abraham supported the player
Liverpool scored 21 points less after 19 rounds of the Premier League than in the championship season. Only Chelsea have ever had a bigger difference
El Shaarawy joins Roma on loan. Medical check-up tomorrow