TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci priti në një takim, në Tiranë kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri.

Sipas njoftimit të shpërndarë për medie nga KESH, diskutimet u përqendruan në kërkimin dhe krijimin e mundësive për investime në kapacitete të reja energjetike, kjo në kuadër dhe të platformës së programit të përbashkët të dy qeverive dhe objektivave për integrimin e tregjeve të energjisë elektrike.

Gjithashtu theksi u vu edhe tek mundësitë e reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KESH te KEK dhe anasjelltas.

“Beci dhe Imeri shprehën besimin së bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve shqipfolëse në nivele të tilla do të sjellë pashmangshmërisht përfitim dhe mirëqenie për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës:, thuhet në njoftimin e KESH-t./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.