Albania

Këshilli për Çështjet e Përgjithshme në BE/ Zgjidhje e përbashkët për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, konferencë ndërqeveritare gjatë Presidencës portugeze

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministrat për Çështjet Europiane të vendeve anëtare të BE dhe ministrat e Jashtëm u mblodhën sot në Bruksel në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në BE, ku u diskutua edhe çështja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për mediet pas mbledhjes Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, e pyetur në lidhje me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u shpreh se, “ne diskutuam sot pranimin njëkohësisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, një mundësi të përbashkët që të dyja vendet të nisin procesin e pranimit”.

“Në këtë pikë mund të them se sundimi i ligjit është në qendër të procesit të aderimit dhe, gjithashtu, të procesit të angazhimit për t’iu afruar edhe më shumë Bashkimit Europian. Kjo është edhe në qendër të metodologjisë së re, prandaj është një element thelbësor dhe padyshim që ne do ta marrim këtë në konsideratë kur të analizojmë të gjithë procesin. Ne ende shpresojmë që të vazhdojmë bisedimet dhe diskutimet për të parë nëse mund të kemi një konferencë ndërqeveritare për pranimin e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

Megjithatë, shtoi Zacarias, “unë duhet të këmbëngul në mesazhin që sundimi i ligjit është në qendër të metodologjisë së re dhe është thelbi i tërë procesit të pranimit”.

Ndërsa Maros Sefcoviç zëvendëspresident i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, theksoi se, “nga këndvështrimi i KE ne po punojmë shumë për t’u siguruar se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Mendoj se me raundin e parë të bisedimeve, tashmë e dimë se zgjerimi është një proces shumë kërkues. Siç e dini, ne e kemi rregulluar procesin aktual të negociatave që të mbështetet te rëndësia e sundimit të liigjit  dhe në tema të tjera të ndjeshëm, që duhen aplikuar në negociata. Besoj se ju e dini se ne nuk e mbyllim kurrë kapitullin e negociatave përpara se një vend të ketë përmbushur plotësisht tërë kërkesat e kërkuara për vendet e ardhshme anëtare”, u shpreh ai.

“Mendoj se të gjitha këto do të jenë parametrat për negociatat e ardhshme për zgjerimin. Sidoqoftë ne duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv dhe të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe sinjali më i mirë është që të mund të kemi një konferencë ndërqeveritare dhe që kjo të zhvillohet gjatë Presidencës portugeze të BE-së”, u shpreh Sefcoviç.

/ /ervo/r.e/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it