Albania

KIEV – Blinken thirrje Moskës të ndërpresë veprimet agresive kundër Ukrainës

KIEV, 6 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, i kërkoi sot Rusisë të ndalojë sjelljen e saj “agresive” ndaj Kievit, ndërsa forcat e armatosura ruse në një numër “të konsiderueshëm” vazhdojnë të dislokuara në kufirin ukrainas, pavarësisht nga njoftimi i një tërheqjeje.

“Ne presim nga Rusia që të ndalojë veprimet e saj të rrezikshme dhe agresive”, tha Blinken gjatë takimit të tij në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri i saj me Ukrainën, por shohim se ka ende forca të konsiderueshme”, theksoi ai, duke premtuar të punojë me Ukrainën në mënyrë që ajo “të mbrojë veten kundër agresionit”.

Nga ana e tij, Zelensky kritikoi një tërheqje ruse “shumë të ngadaltë”.

Kjo tërheqje u njoftua nga Moska më 23 prill, pas disa javësh tensioni në lidhje me vendosjen e rreth 100 000 trupave ushtarake në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në gadishullin ukrainas të Krimesë, i aneksuar nga Rusia në 2014.

Kjo shfaqje e forcës bëri që Kievi dhe Perëndimi të kenë frikën e një sulmi te mundshëm apo edhe të një pushtimi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Scotland coach Clarke: There were a lot of good moments during the group stage, but no points scored
England are the most boring group winners in history. Two goals were enough! And at the World Cup, the Italians once became the first even with one
Dalic - to the fans after reaching the Euro playoffs: You are our strength, and we will be your pride
Modric became the youngest and oldest goalscorer in Croatia at the Euro
Czech Republic coach Shilgava: We came out of the group and fought with England for the first place. We got what we wanted
Gareth Southgate: England wanted to win the group and continue to play at Wembley-and it succeeded
Luka Modric: When Croatia plays like this, we are dangerous for everyone