Albania

Kina ia hedh fajin Spanjës: Koronavirusi e ka origjinën në Evropë

Kina është përpjekur të fajësojë Spanjën për koronavirusin e ri ndërsa sugjeron që sëmundja vdekjeprurëse e ka origjinën në Evropë dhe jo Wuhan.

Rastet e para u zbuluan në qytetin kinez të Wuhan-it në fund të vitit 2019. Virusi mendohet të ketë nisur që të përhapet nga një treg i madh ku shiteshin kafshë të egra, dhe më pas u gjend në të gjithë botën.

Kina është akuzuar se ka mbuluar shfaqjen e rasteve të para duke u mbyllur gojën mjekëve të cilët u përpoqën të paralajmërojnë publikun, duke hutuar studiuesit e shkencëtarët që e identifikuan atë si një koronavirus të ri, dhe nuk arriti të paralajmërojë pjesën tjetër të botës derisa u bë vonë.

Organizata Botërore e Shëndetit pritet tashmë që të nisë një mision në Kinë javën e ardhshme, si pjesë e përpjekjeve të saj për të gjurmuar origjinën e Covid-19, ndërsa pandemia “lulëzon” në vende si SHBA Brazili, Meksika dhe Rusia.

Në përpjekjen e fundit të Kinës për të hequr fajin nga vetja, Wang Guangfa, këshilltar i lartë shëndetësor me qeverinë, u tha mediave shtetërore që zyrtarët e OBSH-së duhet të shikojnë një numër vendesh, përfshirë Spanjën, si pjesë e hetimit të tyre.

Ai përmendi studimet në Barcelonë për të cilat thuhet se kanë zbuluar Covid-19 në mostrën e ujërave të zeza nga marsi i 2019, rreth nëntë muaj para se mjekët në Ëuhan të alarmoheshin nga grupi i parë i rasteve.

Football news:

Keylor Navas may miss the match against Leipzig due to a hip injury
Chelsea plans to buy rice. West ham demand more than 80 million pounds for the prop
Dybala intends to stay in Juve, despite real's Interest. The player wants 15 million euros a year, Torino offer 10
🌪 In 2008, Leipzig did not exist yet, and now it is in the semi-finals of the Champions League. It took real 54 years to do this
Nagelsmann reached the semi-finals of the Champions League at the age of 33. He will play against Tuchel, who advised him to become a coach
Olmo from Leipzig missed out on Barcelona – because of two Koreans and Bartomeu's politics. Tried to return, but Dani refused for Nagelsmann
Saul: RB Leipzig was better than Atletico the entire match