Albania

Komisioni “Ruli” i përjashtoi nga lista, Basha tallet me 13 ish deputetët e “djegur”: PD i dha fund totalitarizmit, kjo do jetë fytyra e qeverisjes nesër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, preferoi të mos komentonte vendimin e Komisionit të Vlerësimit për të hequr disa emra nga lista e mëparshme e deputetëve nga lista.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme, Basha tha se ndryshimi brenda PD ka nisur, por la të kuptohej se këto emra do të jenë jashtë, duke ia faturuar vendimin “anëtarësisë”. 

“Mendoj se komunikimi ynë për këtë çështje ka qenë shumë i qartë, më vjen mirë që ka kaq shumë interes nga mediat për këtë çështje.

Ndryshimi ka nisur nga brenda shtëpisë, sonë dhe është mendësia me të cilën do qeverisim. Raporti i Komisionit do shqyrtohet në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, dua ti falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze, anëtarësia ka folur, dhe sipas statutit do merren vendimet përfundimtare.

Unë falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze gjatë gjithë verës. Anëtarësia ka folur dhe organet vendimmarrëse, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, bazuar mbi të gjitha këto propozime, pasi të shqyrtojnë raportin e Komisionit, do marrin vendimin përfundimtar siç e ka statuti”, deklaroi Basha!.

Gjithashtu, kreu i PD vlerësoi punën e Komisionit të Vlersimit të kandidatëve, dhe tha se në rajon nuk ekziston fare si proces.

“Ky proces nuk ekziston fare në rajon, madje bëhet rrallë dhe në vendet europiane. Është një tregues i një fryme ndryshimi, i një përqasje të re e cila zhvillohet brenda PD.

Ndaj jo më këto quhet Demokratike se i dha fund totalitarizimit. Është një shenjë e qartë si në do konceptojmë qeverisjen nesër”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD.

Të premten në mbrëmje, Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike, i dërgoi 329 emra kryesisë së PD, ku u përfol se janë përjashtuar një grup tejet i rëndësishëm në zgjedhjet e 2017.

Ervin Salianji, Gert Bogdani, Xhemal Gjunkshi, Romeo Gurakuqi, Nada Meçorapaj, Endri Hasa, Fatbardha Kadiu, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Luan Baçi, Tritan Shehu e Lindita Metaliaj, janë emrat e përfolur se nuk janë më në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Football news:

20 shells of times of the Second world war found on the basis of the Roma
Zidane Ob 1:2 with Alaves: the Start of the match is the worst for Real Madrid in the season. We lack stability
A clear penalty! Oh, my God. Ramos and Carvajal on the fall of Hazard in the match with Alaves
Ex-referee Andujar Oliver: Marcelo was pulled by the hair, it was necessary to put an 11-meter shot. There was no penalty on Hazard
Favre Pro 1:2 with Cologne: They were sitting in defence and Borussia were in too much of a hurry. There were few chances
Real Madrid conceded after a mistake by Courtois on a pass. Forward Alaves scored in an empty net
Former Chelsea midfielder Ramirez may end his career. 33-year-old player and Palmeiras terminated contract