Albania

Konsulli i Shqipërisë në Liban tregon vështirësitë e shpëtimit të fëmijëve dhe gruas nga Al Hol

Një prej personave kyç në operacionet për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi i Al Hol është konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb.

Ghorayeb ka treguar se puna për shpëtimin e Floresha Rashës dhe tre fëmijëve të saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rashën bashkë me të miturin Endri Dumanin u realizua pas udhëzimeve të mëtejshme të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Konsulli u shpreh se negociatat për lirimin e tyre ishin të forta dhe të ngjashme me riatdhesimin e Alvin Berishës. Ghorayeb e konsideroi kampin e Al Hol si kampin e ferrit dhe tha se një person kyç për lirimin e fëmijëve ka qenë gjenerali Abaz Ibrahim.

Konsulli tha se në vijim pritet që të kthehet edhe pjesa tjetër e jetimëve, ndërsa personat që kanë kryer krime do të japin llogari para autoriteteve.

“Shpresoj të flas shqip herën tjetër se jam duke mësuar. Do doja t’ju thoja që në fillim se një dorë nuk mund të përplaset. 

Kam punuar fort qëkur mora dritën jeshile nga Kryeministri Edi Rama, puna vijoi në bazë të udhëzimeve të mëtejshme që na dha ministri Lleshaj. 

Është shpenzuar shumë kohë që nga koha kur u riatdhesua Alvin Berisha, së bashku me drejtorin e Antiterrorist në Policinë e Shtetit, Gledis Nano dhe Indritin. 

Nuk dua të përsëris që kanë ndodhur, por dua të theksoj se ishin negociata të forta, të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës.

Pastaj kryeministri më dha mua një leje të posaçme për të vazhduar më tej këtë punë, për të sjellë në shtëpi këta fëmijë, të cilët ishin në një kamp, që quhet kampi Al Hol, por në fakt do doja të theksoja se është kampi i ferrit. 

Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahimi, ne e forcuam marrëdhënien, i cili u dha urdhër gjeneralëve të tij që ta shikonin këtë çështje ditë për ditë. 

Ka qenë e vështirë, se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur, sepse zona ka prezenca të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura për të qenë me ne për të na shoqëruar.

Nuk duhet të humbas meritat për këta dy oficerë. Oficerët e Antiterrorit kanë qëndruar plot 4 javë, nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincën Kamishli për një javë. 

Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të fëmijëve jetimë dhe grave të cilët nuk janë të përfshirë në krime. 

Të gjitha ata gra e baballarë që janë të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë”, tha ai.

Football news:

Jose Mourinho: No one cried for us when Tottenham played 4 games in a week
Zidane called soboslai and wants To see him at Real Madrid in January
Pep on the 700th match of his career: I Didn't expect it to be so much. I'll spend another 700 and finish!
Kamwenge became a client of agent Bale
Mourinho on coaching career: 20 years ago, only ex-players were taken into account. Not now, and this is my legacy
Balotelli is close to a move to Vasco da Gama. He was offered 2.5 million euros a year
Van Dijk - best Central defender of 2020, Trent-right, Robertson-left (ESPN)