Albania

Korçë/ “Markata e shijes”, 95% e produkteve bujqësore prodhime të këtij qyteti

TIRANË, 8 gusht /ATSH/- 95% e fruta perimeve që shiten në markatet e qytetit të Korçës, janë prodhime nga zonat e bashkisë Korçë.

Bashkia Korçë, bën të ditur se, ngritja e tri qendrave frigoriferike të grumbullimit, mundëson furnizmin e bollshëm të tregjeve të shitjes me prodhime bujqësore të zonës, pavarësisht sezonit të prodhimit.

Gjithashtu, informon bashkia Korçë, zgjerimi i skemave të mbështetjes financiare, për produktet tradicionale të Korçës, krahas prodhimit të përgjithshmëm bujqësor ka rritur ndjeshëm vitet e fundit, prodhimin dhe eksportet bujqësore nga ky rajon.

Qarku i Korçës ka avantazhe konkurruese dhe krahasuese për cilësinë dhe shijen e veçantë të prodhimeve bujqësore. Ndaj prodhimet nga ky qark konkurojnë në tregun e huaj, por mbeten shumë të kërkuara edhe në tregun vendas nga konsumatorët korçarë, që kërkojnë shijen e prodhimeve bujqësore nga rajoni i Korçës.

Ndërkohë pesha e perimeve në totalin e prodhimeve bujqësore ka pasur një rritje të shpejtë sidomos në vitin e fundit për shkak të nxitjes që erdhi nga kërkesa për eksport

Sipas statistikave, prodhimi i perimeve të freskëta u rrit me 1,25% gjatë vitit të kaluar, trend që po vijon edhe gjatë këtij viti, bën të ditur bashkia Korçë./e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona's Interest in Isak Increased after Koeman's appointment. Larsson has a high opinion of the player (Mundo Seportivo)
Manuel Pellegrini: When you play against Real Madrid and var, it's too much
PSV and Porto are Interested in Barcelona midfielder PUC. He doesn't want to leave the club
Puyol about Barcelona: If we want to win the championship, we need to perform very well
Schalke sacked Wagner. The team has not won the Bundesliga since January
Iacini on 3:4 with Inter: Even a draw would be an unfair result, given how many chances Fiorentina created
Ramos Pro 3:2 with Betis: the Referee tried his best and didn't do anything intentionally