Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur nesër drejtuesit më të lartë të institucioneve shëndetësore për shkak të përkeqësimit të situatës me COVID-19.

Hoti disa ditë më parë paralajmëroi se Kosova do I rikthehej masa kufizuese nëse situata vijonte me rritjen e rasteve, por jo vetëm, Kosova sot shënoi dhe numrin rekord të viktimave nga COVID-19 në 24 orë.

Pritet të shihet se çfarë do të vendoset pas takimit. Kosova ka vetëm pak kohë që ka dalë nga karantina, por efekti i saj rezultoi negativ pasi nga një vend i cili e kishte përballuar shumë mirë pandeminë, u kthye në një nga vatrat e nxehta të Ballkanit bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut apo Bosnjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb