Kosova ka regjistruar 6 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke shënuar një rekord negativ dhe të zi personal.

Ajo që bie në sy është se të 6 viktimat ishin nga qytete të ndryshme të Kosovës, Prishtina, Viti, Mitrovica, Vushtrria, Fushë Kosova dhe Peja.

IKSHPK njofton se pacientët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese teksa bilanci total ka shkuar në 59 viktima tashmë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ora 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive një pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I (1949) – Prishtinë; F.H (1949) – Viti, R.K (1950) – Mirtovicë, B.G (1960) – Vushtrri, S.T (1949) – Fushë Kosovë dhe V.SH (1982) – Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb