Albania

Kosovë: 13 viktima dhe 609 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve

Kosovës të martën i janë​ shtuar 609 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,590 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 350 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,864.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur.

Football news:

Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017
Manchester United will not give van de Beek on loan. The club wants to keep the squad to fight for trophies
Pep about the Super League: We can't lose the national leagues. To create a super-Premier League, you need to reduce the number of participants
Derby midfielder Ayb has admitted to being depressed. Bellerin and Abraham supported the player
Liverpool scored 21 points less after 19 rounds of the Premier League than in the championship season. Only Chelsea have ever had a bigger difference
El Shaarawy joins Roma on loan. Medical check-up tomorrow
Milner on Liverpool: Self-pity and excuses won't help. YNWA is more important now than ever