Albania

KPA shkarkon prokurorin Anton Martini, humbet shansin për të qenë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banese ‘djeg’ prokurorin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra, prokurorin Anton Martini, duke i prerë ëndrrën që të jetë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banesë dhe deklarimi i pasaktë i dhanë fund karrierës karrierës së tij në organin e akuzës.

Ai kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut në KPK, por në seancën e sotme, KPA gjykoi se ai nuk justifikonte blerjen e banesës, për pasojë e shkarkoi. Martini nuk ishte i pranishëm sot në seancë.

Kush ishte Anton Martini? Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

o.j/dita

Football news:

Karasev has been appointed for the Italy-Switzerland match
St. Petersburg police asked a fan to remove the flag of Ukraine in the fan zone
Shevchenko played bravely, but paid for the failures in the center and on the flanks - the Netherlands could lead bigger
Zidane to the journalist: Will you ask the same stupid questions? Your job is a disgrace
Barcelona wants to get 5-10 million euros for Umtiti. He was bought for 25 million
Lionel Messi: The title with the national team of Argentina is my big dream. I have been close many times
Brazil coach: Previously there was an extraordinary Zico, today there is Neymar, and before him there were Romario and Ronaldo