Presidenti Ilir Meta ka nënkuptuar gjatë konferencës për shtyp një paralelizim mes Ramës dhe Lukashenkos, duke i garantuar se ai do të jetë Presidenti që mbron shqiptarët në çdo sitautë.

Meta thotë se edhe sikur burrat e Shqipërisë të kenë mbaruar, gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të ngrihen, dhe do ua kalojnë edhe atyre të Bjellorusisë që janë ngritur kundër një regjimi diktatoriat.

Më tej ai thotë se gratë dhe vajzat shqiptare nëse ngrihen, do u bëjnë atyre që duan t’i bëjnë të zezën Shqipërisë, t’u duket e madhe vrima e vrimës së miut.

”Tani mirë keq, ju e keni Presidentin. Edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në Shqipëri, jam i sigurt që gratë e Shqipërisë do ua kalonin atyre të Bjellorusisë. Se kur ngrihen dhe gratë e bjellorusisë në një regjim diktatorial që nuk e kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e shqipërisë e nënat e shqipërisë, atyre që duan t’u bëjnë të zezën Shqipërisë, do u bëjnë të duket e madhe dhe vrima e vrimës së miut. Prandaj mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, unë nuk fle gjumë deri më 25 prill.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb