Albania

Kredia me probleme zbret nën nivelin 7.8%, vlera më e ulët prej 2009-s

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Në muajin prill të këtij viti, treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 7.8%, duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar prej vitit 2009.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një tregues pozitiv, ashtu siç ishte edhe rritja e kredisë.

Referuar të dhënave të BSH-së, kredia për sektorin privat njohu një rritje mesatare vjetore prej 7.5% në tremujorin e pare të këtij viti. Kjo rritje shfaqi një bazë të gjerë, e nxitur nga zgjerimi i kreditimit si në segmentin e individëve dhe në atë të bizneseve. Në këtë kontekst, vlen të theksohet se rritja e kredive për qëllime investimi është një zhvillim inkurajues për rritjen ekonomike në të ardhmen.

Po ashtu, zgjerimi progresiv i peshës së kredisë në lekë, tregues ky i cili shënoi vlerën 52% ndaj totalit në muajin mars, jep sinjale pozitive në drejtim të rritjes së efektivitetit të politikës monetare dhe të qëndrueshmërisë financiare.

Projeksionet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen mbeten pozitive.

Vijimi i procesit të vaksinimit në vend dhe në botë, stimuli monetar dhe fiskal, si dhe rikthimi i besimit në nivelet historike, do t’i hapin rrugë zgjerimit progresiv të aktivitetit ekonomik gjatë viteve në vazhdim.

Skenari bazë i parashikimeve të BSH-së, projekton një rimëkëmbje me ritme të qëndrueshme të ekonomisë gjatë viteve 2021 dhe 2022, pas kontraktimit të përjetuar në vitin 2020.

Zgjerimi i aktivitetit pritet të udhëhiqet nga përshpejtimi i konsumit familjar, i eksportit të mallrave e të shërbimeve, si dhe nga investimet private në rritje. Në përgjigje të tyre, punësimi dhe pagat pritet të vijnë po ashtu në rritje, duke mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.

Në shtator 2015, Banka e Shqipërisë u angazhua në planin kombëtar për uljen e kredive me problem. Ky plan përfshinte disa reforma të rëndësishme ligjore dhe iniciativa të Bankës së Shqipërisë, veprimtari të cilat janë përmbushur plotësisht nga institucionet e përfshira.

Si rezultat i këtij plani, treguesi i kredive me probleme ka rënë me rreth 12,7 pikë përqindjeje që nga hartimi i tij. Efektet e tij vijojnë të ndjehen edhe aktualisht me ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme që i ndihmon bankat në administrimin e portofolit të kredive me probleme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lewandowski admits that he will leave Bayern in a year. The striker has a contract until 2023
Kochenkov on moving to Arsenal: Shamov, Levashov are excellent goalkeepers, we will compete
Neville about Kane: He seems to be very annoyed, but this is not an excuse. It is impossible to justify a player missing training
Kovac about hooting at Tchuameni: We are devastated that this is still happening in the XXI century. We won the match against racism
Chelsea will offer Inter 120-130 million euros for Lukaku. The striker will be given a contract for 12 million euros a year
Umtiti has fully recovered from his knee problems. The Barca defender is ready to play at the top level
Ex-England goalkeeper Hart moved to Celtic from Tottenham