TIRANË, 23 tetor /ATSH/  Bankat kanë rritur kreditimin për turizmin, pas hapjes së ekonomisë, duke qenë se ky sektor u prek më shumë nga situata e vështirë që krijoi pandemia COVID-19.

Bankës së Shqipërisë bën të ditur se, në periudhën qershor-gusht 2020, për sektorin e akomodimit hoteleve dhe shërbimit ushqimor kredia e re kapi vlerën 3.34 miliardë lekë, me një  rritje me 131% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bankat tregtare në vend adoptuan strategji për mbështetje më afatgjatë të bizneseve që vuajtën pasojat më të rënda nga kriza e Covid. Kjo qasje konsistoi në ristrukturime afatgjata të kredive, deri në dy vjet, me financime të reja sipërmarrjeve në vështirësi.

Ndërkohë që mbështetja e bizneseve për të kaluar goditjen e krizës COVID-19 ishte edhe objekt i dy skemave të garancisë sovrane të qeverisë shqiptare. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.