Kreu i PD, Lulzim Basha pas një turi takimesh me sipërmarrësit në Baldushk e Saukt të Tiranës bën me dije se ka një plan për mbështetjen e biznesit.

Ai thotë se bizneset do të lehtësohen nga ana fiskale si dhe qeveria e re do të ndalojë taksidarët që të bëjnë presione në biznese për të marrë ryshfete.

Basha thotë se kryeministri Rama harxhon orë të tëra në ekran dhe flet për çdo gjë përveç halleve të qytetarëve ndërsa taksat e rritura shkojnë për oligarkët.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Çdo ditë që kalon, kriza ekonomike thellohet, pamundësia për të përballuar jetën shtohet, ndërsa njeriu përgjegjës për këtë situatë harxhon orë të tëra në ekran duke folur për gjithçka përveçse për hallet e qytetarëve.

Sot bisedova me banorë, sipërmarrës të vegjël e fermerë në zonën e Saukut dhe Baldushkut. Papunësia është rritur, fuqia blerëse ka rënë, çmimet janë rritur e për qytetarët po bëhet gjithnjë e më e veshtirë mbijetesa.

Edhe në këto ditë të vështira, paratë që duhet të shkonin për qytetarët, për biznesin e ndershëm, për të mbështetur fermerët prodhimet e të cilëve u prishën, shkojnë për tendera e PPP korruptive. Taksat e rritura si në asnjë vend tjetër në rajon mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve që i ndajnë bashkë me njëri-tjetrin.

Në këto 7 vjet virusi më shkatërrimtar për qytetarët dhe ekonominë është RAMAVIRUSI.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për një qeveri të përgjegjshme se ekonomia, nuk ka asgjë më prioritare se t’iu krijojë mundësi qytetarëve të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb