Turqia po rezulton surpriza e vërtetë e kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022”. Kombëtarja turke ka mposhtur me rezultatin 3-0 Norvegjinë e Haaland.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Tufan, i cili realizoi një dopietë dhe Soyuncu. Gjithashtu edhe Holanda ka siguruar fitoren e parë në këto kualifikuese, duke mundur me rezultatin 2-0 Letoninë.

Golat për “Tulipanët” u shënuan nga Berghuis dhe De Jong. Kroacisë i mjaftoi vetëm goli i Pasalic për të marrë 3 pikët ndaj Qipros, ndërsa Rusia fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë.

Mali i Zi mposhti 4-1 Gjibraltarin, ndërsa Bjellorusia fitoi ndaj Estonisë 4-2.

Kujtojmë se vendi ynë luan ditën e nesërme në me atë që konsiderohet si kundërshtari më i fortë në grupin “I” Anglinë. Ndeshja do të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb