Albania

Kur mbyllet një biznes dhe sa shkon gjoba për ato që nuk zbatojnë protokollin kundër Covid?

Kryetarja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor foli sot për situatën me koronavirusin në vend dhe bizneset që duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë. Vjollca Braho bëri me dije se në fillim të pandemisë bizneset që u lejuan të hapura i zbatuan masat por më pas me heqjen e kufizimeve, nuk pati më vigjilencë.

Ajo tregoi se sa shkon gjoba për një biznes që nuk zbaton protokollin dhe rastet kur ato mbyllen.

‘Qëkur u shpall pandemia, kemi bërë inspektime nga subjektete tregtare tek biznese të tjera, institucione shëndetësore arsimore publike dhe jo dhe në fillim kemi vënë re një relaizim të këtyre protokolle që janë të miratuara por pas hapjes kishte një ulje vigjilence që e theksuan edhe ekspertët dhe prandaj ndodhi kjo rritje e numrit.

Por nuk ka qëllim tu vendosë masa administrative subjekte, porn ë gjthë këtë priudhë kemi vendosur 288 gjoba dhe vnedime për mbyllje provizore  të subkejtit, nëse një subjekt ka realizim të pjesshëm të protokollit gjoba nga 100 mijë në 700 mijë lekë, ndërsa për bizneset që kanë aktivitet në ambiente të mbyllura si lokalet gjoba është 10 milionë lekë të vjetra. Kemi pasur një rritje të tamponëve, sigurisht që intensifikimi i inspektimeve ka qënë.

Brenda një javë kemi vendosur 84 gjoba, 12 janë mbyllur në rastet kur ka pasur njoftime për punonjës të infektuar. Pjesa më e madhe ka qenë në fasoneri dhe call center’.

l.h/ dita

Football news:

Messi may move to Manchester City (Fox Sports)
Salihamidžić on the transfer San to Bavaria: It can make the difference in the game. Now we have top-level variability on our flanks
Cavani is close to a contract with Roma
Balotelli can move to Boca juniors
Rummenigge on Havertz: Bayern will not pull his transfer this year
Bayer sports Director Feller on Havertz: We agreed that if possible, he could leave this summer
Roma midfielder under has agreed a 5-year contract with Napoli for 3.5 million euros a year