Albania

Kur Naim Frashëri merrte “për dore” shqiptarët dhe tregonte rrugën për t’u bërë më të mirë

Nga Alba Malltezi 

Studiuesit e Naimit e dinë: Vlera e poetit tonë Kombëtar është e jashtëzakonshme dhe me të drejtë mban vendin e nderit mes shumë shkrimtarëve dhe poetëve të periudhës së ndritur të Rilindjes Kombëtare.

Në tekstet shkollore nuk kemi pasur mundësinë të njohim plotësisht atë që një poet i përmasave të tij solli në universin mbarëshqiptar jo vetëm sa i takon shqipes, poezisë, shkrimit e këndimit, por mbi të gjitha shënjimit të një rruge mendimi dhe filozofie të secilit prej nesh drejt Dritës dhe të Mirës. Shumë breza njohën poemën “Bagëti e Bujqësi” të censuruar nga pjesa e saj “fetare” që në të vërtetë nuk është aspak fetare më shumë se udhërrëfenjëse drejt një përmirësimi njerëzor.

Në pjesën e fundit të poemës Naim Frashëri bën siç bëri Dante Alighieri me italianët, që përmes Virgjilit (Dijes) dhe Beatriçes (Dashurisë) në të magjishmen “Komedi Hyjnore”, u tregoi një populli si ai italian, por edhe mbarë njerëzisë, rrugën e bukur drejt përmirësimit si qënie njerëzore.

Librat e shkollës shumë tani i kanë mbyllur, nuk di se si dhe sa studiohet Naim Frashëri në shkollën tonë moderne, ndaj, do të risillja këtë pjesë të jashtëzakonshme të së tijës “Bagëti e Bujqësi”. Poetët janë një urë lidhëse mes njerëzve të zakonshëm dhe asaj që nuk njohim: mes Perëndisë, Zotit, Gjithësisë, ndaj poetët duhen lexuar rilexuar, dëgjuar e ridëgjuar, sidomos poetët tanëmë të mirë si Naimi për shembull.

Që t’u mbushë mendjen shqiptarëve për rrugën që duhet të zgjedhin, duke i njohur mirë që janë dyshues dhe shpërfillës ndaj cilitdo personaliteti njerëzor, Naim Frashëri, ndryshe nga Dante Alighieri që zgjodhi poetin Virgjil dhe vajzën Beatriçe, zgjodhi vetë Perëndinë. A do të veprojnë shqiptarët kështu? A do të besojnë poetin se vetë Perëndija ka thënë se cila është rruga më e mirë për të qenë të lumtur e të gëzuar në këtë jetë?

A janë aktuale edhe sot vargjet e tij? Kush të dojë le t’i lexojë, e kush të dojë le t’i zbatojë! Le t’i rikujtojmë!

Nga “Bageti e Bujqesi”

“…Perëndija njerin’ e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin’ e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët’ e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç’pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’ e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell’ e më thellë,
Çdo gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj’ e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls’ e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë”.(shqiptarja.com)

Football news:

Danny rose: I was stopped by the police last week: is This a stolen car? Where did you get it?. And this happens regularly
Barcelona refused to sell for 60 million euros Trinca u, bought from Braga for 31 million. The club count on him
Chelsea will compete with Everton for Regilon. Real Madrid is ready to sell him
Espanyol asked La Liga to cancel the flight. The Catalans have been in the relegation zone since the fifth round
Inter have not yet decided on Conte's future. Everything will be decided after the Europa League
Haji resigned as Viitorul's coach
Karim Benzema: Ronaldo's Game made me love football