TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua ndaj monedhës europiane lehtë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104,40 lekë ose 0,35 lekë më pak se ditën e martë.

Ndërsa euroja forcoi pozitat me 0,14 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 123,58 lekëve.

Në pozita të forta ndaj lekut këmbehen edhe paundi britanik e franga zvicerane që përkatësisht kanë fituar 0,20 lekë dhe 0,28 lekë.

Sot monedha britanike këmbehet me 137,08 lekë dhe franga zvicerane me 114,84 lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se luhatjet në tregun valutor i adresohen efektit të sezonit, ndërkohë që kursi i këmbimit është i stabilizuar dhe i qëndrueshëm. /a.a//r.e/

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.40 -0.35
Euro EUR 123.58 +0.14
Poundi Britanik GBP 137.08 +0.20
Franga Zvicerane CHF 114.84 +0.28
Jeni Japonez (100) JPY 98.77 -0.16
Dollari Australian AUD 75.35 +0.47
Dollari Kanadez CAD 78.81 +0.42
Korona Suedeze SEK 12.04 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 11.58 +0.08
Korona Daneze DKK 16.62 +0.02
SDR SDR 146.93 -0.31
Ari(OZ 1) XAU 212992.41 +6,190.41
Argjend(OZ 1) XAG 2798.68 +256.36
Juani Kinez (onshore) CNY 15.04 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.04 +0.04
Lira Turke TRY 14.88 -0.20

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.