Albania

Kursi i përgatitjes atletike / FSHF: Mes lektorëve ish-trajneri i Gjermanisë, Bajernit e Romës

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Rikthehet pranë FSHF në edicionin e tij të dytë kursi për përgatitës atletik.

Pas suksesit të edicionit të vitit të kaluar, njofton FSHF kësaj radhe kursi organizohet edhe në transmetim online për t’u ardhur në ndihmë personave që nuk ndodhen fizikisht në Tiranë.

Për vetë rëndësinë që ka ky kurs, FSHF është angazhuar maksimalisht në gjetjen e figurave profesionale që do ta drejtojnë atë. Dy emra të tjerë i shtohen listës së lektorëve. Kësaj radhe bëhet fjalë për Italo Sannicandro-n dhe Darcy Norman, profesionistë me përgatitje maksimale nga ana teknike.

Italo Sannicandro është diplomuar në “Institutin Superior të Edukimit Fizik” në Foggia. Në karrierën e tij të gjatë numëron eksperienca si lektor në universitetin e Foggia-s. Ai është gjithashtu trajner i përgatitjes atletike pranë Federatës Italiane të Fubollit. Sannicandro është një njohës i mirë i përgatitjes fizike nga ana teknike, ndaj dhe autor i shumë studimeve mbi këtë temë.

Tjetër figurë e kualifikuar është Darcy Norman. Me një eksperiencë mbi 25-vjeçare në fushën e performancës fizike, Norman ka 10 vite që fokusohet në krijimin dhe zbatimin e metodologjive, ndërtimin e marrëdhënieve strategjike, trajnimin e rehabilitimin në shkencat e sportit. Figurë poliedrike, i angazhuar në disa sporte, në karrierën e tij numëron eksperienca në ekipe si Kombëtarja e futbollit për meshkuj në SHBA, ekipi kombëtar i Gjermanisë, AS “Roma”, “Bayern” i Mynihut etj.

Bashkë me figura të tjera të rëndësishme në arenën ndërkombëtare si Roberto Sassi, ish-trajner i përgatitjes atletike të “Juventusit”; Davide Pisoni; Francesco Perondi; Armando Fucci; Ferretto Ferretto e Andea Azzalin, vijnë për të ofruar njohuritë dhe eksperiencën e tyre për pjesëmarrësit në kursin e organizuar nga FSHF.

Kursi që fillon më datë 27 prill dhe zgjat një muaj, do të drejtohet nga stafi i përgatitjes atletike në Sektorin e Edukimit të FSHF, Luigi Febbrari, Luca Laurenti, Iris Selimi etj.

FSHF bën të ditur se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit që duan të kualifikohen profesionalisht dhe të bëjnë karrierë si përgatitës atletik. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude