Albania

Kurti, online me Merkelin, flasin edhe mbi nismën Rama-Vuçiç për minishengenin: “Jo, projekteve që zëvendësojnë BE-në”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim online me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Kurti e ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit, me rastin e zgjedhjes kryeministër, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kancelarja Merkel e ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren plebishitare dhe i dëshiroi suksese në qeverisje.

Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë për drejtësi dhe punësim. Duke vënë në spikamë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, kancelarja nënvizoi projektin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, si mundësi për zhvillimin e bizneseve”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se kancelarja Merkel shprehu gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigurimin e më shumë vaksinave.

Kurti ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, sidomos nëpërmjet investimeve të përbashkëta të afaristëve gjermanë dhe mërgatës së madhe shqiptare që jeton në Gjermani.

Në pritje të Samitit të Berlinit, që pritet të mbahet në fillim të korrikut, kryeministri Kurti theksoi se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Këtu e ka patur fjalën për minishengenin e mbështetur nga Rama dhe Vuçic.

Kurti shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokratizimin e rajonit.

Më tej, kryeministri kërkoi nga kancelarja gjermane angazhim për liberalizmin e vizave për popullin e Kosovës. Tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe se Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara. Kancelarja Merkel rikonfirmoi mbështetjen.

n.s. / dita

Football news:

FIFA for homophobic chants of fans punished the national team of Mexico with the closure of the stands and a monetary fine
Afellay on Messi: He often vomited in the toilet right before going on the pitch - so strong was the pressure
Real Madrid likes Pau Torres, but the transfer of the Villarreal defender is more likely in the summer of 2022
Lovren on hitting Chic in the Face: Funny penalty
Bayern is Interested in Dumfries, his compensation is 15 million euros. Defender scored 2 goals at the Euro
The Italian coach of the Hungarians translated and learned the anthem - to understand the nation! This country saved his career (almost became an accountant)
Kane on 0-0 with Scotland: Tough game, they defended very well. This is the Euro, there are no easy matches here