Albania

Kushi viziton shkollat në Korçë: Të respektojmë rregullat antiCOVID, për të vazhduar mësimin në klasë

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, vizitoi sot nga afër shkollat në qytetin e Korçës, për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid.

Para 2 ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë e zhvilluan mësimin “online” për vetëm një ditë për shkak të mungesës së disa mësuesve dhe dezinfektimit rrënjësor që iu bë shkollës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, vizitoi sot këtë shkollë, ndërsa theksoi se “fatmirësisht, mësimi ka rifilluar normalisht”.

Po ashtu ministrja Kushi ka ndjekur masat e marra edhe në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço”.

“Gjatë ditës së punës në qytetin e mrekullueshëm të Korçës ndoqa nga afër edhe masat e ndërmarra në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” dhe shkollën 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”. Me nxënësit dhe mësuesit bashkëbisedova mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor dhe nënvizova se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojmë rregullat antiCOVID si një përgjegjësi e madhe qytetare që na ndihmon me vazhdimin e mësimit në bankat e shkollës”, tha Kushi./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gattuso on Napoli: Almost lost to AZ, although they could have reached the playoffs
Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League
Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern
Bale has 200 career goals. He hasn't scored in European competition for 2 years
Fati became socio of Barca, but will not be able to vote in the next election
Jose Mourinho: some Tottenham players coming to visit LASK, Ludogorets, think they don't belong there