Albania

Kushtet për të siguruar lejen e lindjes, si dhe dokumentet që duhet të ngarkoni online në portal

Pranvera Kola

Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, tashmë një pjesë e mirë e shërbimeve mund të merren online në portalin “e-albania”, duke shmangur kështu vajtjen nëpër zyra dhe pritjen pranë tyre. Sikundër ndodh me përfitimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, edhe për lejen e lindjes aplikimi mund të bëhet në këtë portal. Ky shërbim ofrohet si për punonjësit që janë të punësuar, ashtu edhe për të vetëpunësuarit.

Sipas ekspertëve, mbledhja e pjesës dërrmuese të dokumentacionit shoqërues që më parë duhej të sigurohej dhe të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës, që të bëjë konfirmimin e tyre nëpërmjet portalit online. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Për të vetëpunësuarit, punonjësit e administratës janë përgjegjës për sigurimin e këtyre dokumenteve që nevojiten për aplikim: Vërtetim i derdhjes së kontributit si i vetëpunësuar në qytet, certifikatë martese, certifikatë familjare, certifikatë lindje/shpërblimi. Ndërsa vetë aplikuesi i kësaj kategorie duhet që të dorëzojë raportin e lejes së lindjes të marrë pranë strukturave të shëndetit, si dhe ndonjë dokument tjetër që mund të konsiderohet i nevojshëm nga punonjësit e sigurimeve shoqërore.

E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastet kur aplikimi për lejen e lindjes do të bëhet nga personat e punësuar. Në këtë rast kërkesën për lejen e lindjes mund ta plotësojë personat përgjegjës të subjektit ku përfituesi është i punësuar.  Për këtë kategori punonjësish nëpunësit e administratës do të sigurojnë vërtetimin e derdhjes së kontributit, Listëpagesën e përfitimeve afatshkurtra, certifikatë familjare, certifikatë lindje/shpërblim, ndërsa vetë aplikuesi duhet të ngarkojë në formular raportin e lejes së lindjes.

Hapat si aplikohet online?

Për të plotësuar kërkesën e aplikimit për lejen e lindjes në portalin online, së pari duhet të hyni në adresën e-albania.al, ku duhet të identifikoheni dhe më pas të përzgjidhni shërbimin “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e vetëpunësuar”. Pasi të kryeni këtë veprim duhet që të klikoni në butonin ” Përdor” për të vijuar më tej me plotësimin e formularit elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara. Në përfundim të plotësimit të gjitha të dhënave të kërkuara, duhet të klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.

Me dërgimin e formularit punonjësi i ISSH-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re, ku dhe nis e verifikon saktësinë e dokumenteve. Punonjësi kthen përgjigje me e-mail për rezultatin e aplikimit. Për rastet kur ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i ISSH-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Një tjetër këshillë që duhet të ndiqni me kujdes për një aplikim sa më të saktë është dërgimi i dosjes së dokumenteve edhe në rrugë postare. “Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju duhet të mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj”, bëjnë me dije ekspertët e sigurimeve shoqërore.

Përfitimi i lejes së lindjes

E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve.

Masa e përfitimit

E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes kjo pagesë bëhet 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.

Plotësimi i formularit elektronik për lejen e lindjes:

Football news:

Dest will arrive in Barcelona today. Blaugrana has agreed a contract with him and will pay Ajax 20+5 million euros
Suarez leaving Barcelona for Atletico Madrid. Luiz was called by Simeone, their Union should be 🔥
Barcelona announced Suarez's move to Atletico
Barcelona will receive 2 million euros for the transfer of Suarez in the seasons when Atletico reaches the 1/4 finals of the Champions League
Chelsea's newcomers came off in the League Cup: Havertz scored a hat-trick (the first of his career), Chilwell an assist, Silva played an hour
Manchester United will lose 139.39 million pounds if the Premier League season is held without spectators - the most in the League
Ruediger - Barcelona's priority transfer target