Albania

Landfilli i Sharrës/ PD: Skemë kriminale që transferon çdo vit 11 milionë euro në parajsat fiskale

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Partia Demokratike reagoi sërish sot lidhur me menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, në kryeqytet.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se “përmes kësaj skeme kriminale, transferohen çdo vit plot 11 milionë euro në parajsat fiskale”.

“Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore, duke i kthyer kështu qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman”, tha ai.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se “shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol që i ka dhënë sekserit Mirel Mërtiri fitimet më të mëdhaja të mundshme”.

“Shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh. Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin e Mirel Mërtirit”, tha ajo. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Steve McManaman: Real Madrid are an aging team. They need new players if they want to reach their previous heights
ISCO could move to Sevilla in January. Lopetegui is personally Interested
Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?