Albania

“Lëvizjet e helikopterëve lënë gjurmë në sistem”/ Ministria e Mbrojtjes: PD po bën kauzë akuzat e një ish-ushtaraku të diskredituar

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes reagoi sot ndaj deklaratave të ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila u shpreh se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdori helikopterin e institucionit që drejton për pjesëmarrjen e saj në takimet e fushatës së PS në Dibër.

“Ndoqëm sot me habi dhe indinjatë një deklaratë të Albana Vokshit, e cila përsëriste pa menduar disa akuza të pabaza për përdorimin e helikopterëve të FA për të bërë fushatë elektorale, ngritur nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD, sepse u refuzua me përbuzje nga anëtarësia e kësaj partie ne qarkun e Dibrës, të cilët e njohin shumë mirë atë, karakterin dhe bëmat e tij, tenton tani të fitojë pikë me kryesinë e PD duke sajuar histori alla babale me helikopterë”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga Zyra për Median në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Akuza si këto, në fakt nuk meritojnë përgjigje, sepse janë inskenime të ulëta dhe përpjekje për të hedhur baltë e për të nxirë punën e mirë që është bërë në FA në këto vite. Por, në respekt të qytetarëve, duam të sqarojmë që në asnjë rast, as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”, shton MM.

“Duam t’i sqarojmë po ashtu qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët”, thekson MM.

“Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD”, vijon MM.

“Jemi të keqardhur, nënvizon MM, “që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e Wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan”, thekson MM.

“Sot FA përjetojnë një realitet krejt tjetër. Ato gëzojnë besimin e partnerëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët i vlerësojnë FA në anketime si institucionin më të besuar për shqiptarët. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në rrugën e nisur, duke çuar përpara modernizimin dhe profesionalizimin e FA, larg modelit të së kaluarës, të cilit i përket autori i këtyre akuzave”, përfundon deklarata e Zyrës për Median në Ministrinë e Mbrojtjes. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017
Manchester United will not give van de Beek on loan. The club wants to keep the squad to fight for trophies
Pep about the Super League: We can't lose the national leagues. To create a super-Premier League, you need to reduce the number of participants
Derby midfielder Ayb has admitted to being depressed. Bellerin and Abraham supported the player
Liverpool scored 21 points less after 19 rounds of the Premier League than in the championship season. Only Chelsea have ever had a bigger difference
El Shaarawy joins Roma on loan. Medical check-up tomorrow
Milner on Liverpool: Self-pity and excuses won't help. YNWA is more important now than ever