Albania

LIBAN – Shpërthime të forta në Bejrut, 50 të vdekur dhe 2 750 të plagosur

BEJRUT, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Shpërthimet e fuqishme që tronditën sot portin e Bejrutit kanë shkaktuar 50 të vdekur dhe 2 750 të plagosur, sipas vlerësimeve paraprake të njoftuara nga ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan.

“Është një fatkeqësi në çdo kuptim të fjalës”, tha Hassan, ndërsa vizitoi një spital në kryeqytet.

“Spitalet në kryeqytet janë të mbushur me të plagosur”, shtoi ai.

Sipas informacioneve paraprake nga media lokale, origjina e shpërthimeve, që u dëgjuan në disa sektorë të qytetit, ishte rezultat i një incidenti në portin e Bejrutit.

Sektori i portit është rrethuar nga forcat e Sigurisë.

Në perimetrin e portit, ka dëme dhe shkatërrime totale, si edhe persona të mbetur nën rrënoja./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Paul Parker: Maguire is the captain of Manchester United only because of his $ 80 million price tag
Suarez on Atletico: I thought I was ready to move to a club that competes with Barca and Real Madrid. There were many offers
Pjanic on the best partner: Ronaldo before moving to Barca
Allegri can lead the Roma
Miracles in the PFL: Tuapse did not have enough players for the match, they put up two fake players - and did not lose to one of the leaders
Kevin-Prince signed a 1-year contract with Monza (La Gazzetta dello Sport)
I'm busting my ass at PSG for this chance