DUBAI, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) uli parashikimet për rritjen ekonomike në Lindjen e Mesme në nivelin më të ulët që prej një gjysmë shekulli, për shkak të një “tronditjeje të dytë” nga ulja e çmimeve të naftës dhe pandemia e COVID-19.

Me përjashtim të Iranit, kriza shëndetësore në Lindjen e Mesme ka shkaktuar relativisht pak viktima, sipas ekspertëve, por pasojat ekonomike të kufizimit dhe ngadalësimit botëror janë të mëdha.

“Ekonomitë e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut do të kontraktohen mesatarisht 5,7% këtë vit, me rënie që shkojnë deri në 13% në këtë vend në luftë”, theksoi FMN në publikimin e perspektivave ekonomike rajonale.

“Ky parashikim është më i ulëti që prej më shumë se 50 vitesh”, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe ndodh pas një viti të një rritjeje modeste.

“Bëhet fjalë për një rënie të konsiderueshme që do të përkeqësojë sfidat ekzistuese ekonomike dhe njerëzore dhe do të rrisë nivelet tashmë të larta të varfërisë”, theksoi FMN duke shtuar se trazira sociale mund të ndodhin nga heqja e masave kufizuese./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.